Manchester United nën drejtimin e Eric ten Hag po bën një fazë parasezonale mjaft të mirë, por sytë mbeten ende në merkato për përforcime.
“Gazetta dello Sport” raporton së fundmi në listën e dëshirave të “Djajve të Kuq” është Denzel Dumfries i Inter.
Raportohet se United ka përgatitur një ofertë për “zikaltërit” dhe janë gati në nisin negociatat.
Ten Hag nuk ka besim te Aaron Wan-Bissaka, ndërsa admiron holandezin e Interit që vlerësohet rreth 40 milion euro./albeu.com