Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e Shëndetit” ka folur për regjimin ushqimor të grave shtatzënë gjatë verës. Ajo ka dhënë të gjitha këshillat e nevojshme, duke theksuar se duhet të marrin sa më shumë lëngje dhe të hanë sa më shumë fruta.
“Ushqimi i një gruaje shtatzënë gjatë muajve shtatzënë së pari si çdo personi tjetër duhet të ketë sa më shumë lëngje të pranishme në regjimin e vetë ushqimor. Lëngje që duhet të jenë të shoqëruar nga mëngjesi deri në faktin e fundit që është darka. Lëngu kryesor është padyshim uji, por lëngje të tjera që mund të marrim janë në formën e suprave, pra ushqimet të jenë të lëngshme, jo të thata. Pra, në formën e smoothie, nuk rekomandojmë shumë lëngjet e frutave te gratë shtatzëna, por edhe në personat e tjerë, pasi ne kemi thënë që nqf se marrim vetëm lëngjet e frutave, në fakt i marim vetëm ujin dhe fruktozën që përmbajnë frutat, por nuk i marrim fribat dhe vitaminat, të cilat i lëmë te ana tjetër e shtrydhëses. Pra, frutat duhet t’i marrim në formën e tyre të plotë ose në formën e smoothie.
Ne në shtatzëni priremi sa më shumë të kemi një regjim ushqimor me sa më shumë fibra, por gjatë shtatzënisë një nga fenomet më të shpeshta është kapsllëku, sidomos në tremujorin e fundit të shtatzënisë. Për ta bërë këtë më lehtë, ushqimi duhet të ketë sa më shumë fibra, por nga ana tjetër kemi thënë gjithmonë që në shtatzëni kemi një rrisk të madh nqs përdorim ushqime të kontaminuara apo jo të dezifektuara korrekt nga ato që janë sëmundje parazitare, bakteriale apo virale”, tha Daka.
Më tej, ajo u shpreh se një grua shtatzënë nuk duhet të shtojë kaloritë, thjeshtë duhet të marrë pak më tepër elementë.
“Zakonisht ne themi që ushqimi që duhet të shtojë një grua shtatzënë është shumë i vogël. Pra, gjatë tremujorit të parë jo më shumë se 100-120 kalori që nqf se do ta llogarisim me ushqim i bie jo më shumë se gjysmën e një tosti. Kaq duhet të jetë shtesa ditore dhe duhet të arrijë maksimumin në tremujorin e tretë. Mund të shkojë deri në 300 kalori në ditë që është ose 2 fruta më tepër se vaktet normal ose një tost dhe një frut plus. Pra, ajo që shohim ne është se shtesa që duhet të bëjë një grua shtatzënë sipas muajve të shtatzënisë në regjimin e saj është modeste. Nuk është shtim i madh”, shtoi mjekja.