Sekuestrohet “Land Roveri” në Morinë, ja çfarë dyshohet

Pasditen e sotme rreth orës 16:20 një makinë Land Rover me targa shqiptare është sekuestruar në doganon e Morinës.

Makina drejtohej nga shtetasi shqiptar G.H i ditëlindjes 1990. Gjatë kontrollit të mjetit lindën dyshime se ajo ishte raportuar e vjedhur.

Pas verifikime të imtësishte, rezultoi se automjeti është raportuar i vjedhur në itali në vitin 2019.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreth orës 16:20, nga Shqipëria për në Kosovë, ka mbërritur vetura Land Rover me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet G.H. i ditelindjes 1990, e cila është selektuar për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të mjetit dhe numrit identifikues lindën dyshimet se ajo ishte raportuar e vjedhur. Nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2019.

Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri-regjistruar në Shqipëri. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti dhe vetura të sekuestrohet./albeu.com