“Në 100 vjetorin e lidhjes me SHBA, Shqipëria u lidh edhe me BE”, Rama: Me 28 korrik, muzikë e dashuri mesveti

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste do të mbajë një festë më 28 korrik, mes rastin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, që përkon edhe më 100 vjetorin e lidhjes me SHBA-në.

Festa do të mbahet te sheshi “Skënderbej” dhe fillon në orën 19:00, teksa kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe një poster për ngjarjen në fjalë.

“Bash në 100-vjetorin e lidhjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria u lidh edhe me BE-në. Në 28 Korrik, fiks në datën e lidhjes së marrëdhënieve me SHBA, ora 19:00, në Sheshin Skënderbej, nis një mbrëmje kremtimi e këtyre dy miqësive të mëdha për shqiptarët e Shqipërinë, me muzikë e me dashuri mesveti”, shkruan Rama krah fotos së postuar.