Tre ditë pas zgjedhjeve Celibashi zbulon sa shqiptarë votuan më 25 prill

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka publikuar sot të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi tha se, 46.32% e qytetarëve me të drejtë vote, kanë votuar. Përqindja më e lartë ka qenë e burrave. 52.34% kanë qenë votues burra dhe 47.6% gra.

“Pjesëmarrja, janë shifrat të cilat bazohen në tabelat e rezultateve ose procesverbalet e Qendrave të Votimit. Sa i përket votimit dhe numërimit tha se ka pasur disa kërkesa nga institucione dhe subjekte zgjedhore për të marrë pamje filmike të procesit të numrit të fletëve të votimit. Ka këkruar komisariati i policisë numër 1, komisariati i policisë numër 2. PD dhe LSI kanë kërkuar gjithashtu pamjet filmike të VNV”, tha Celibashi./albeu.com


Shtuar 28.04.2021 14:59