Pak ditë më parë, Albeu.com vuri re se O’Neal McKnight, stilisti i famshëm amerikan, komediani dhe ylli i televizionit ka një “fiksim” ndaj vajzës së Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, Erës.
Ndër klientet më të famshëm të McKnight janë Jessica Alba dhe Penelope Cruz, prandaj nuk është diçka e vogël komenti i tij në fotot e Erës e cila për më tepër nuk është as fytyrë publike.
Por Era është mjaft pasive ndaj këtyre komenteve, madje ditën e sotme ka bërë një reagim ku i tregon atyre që janë keqkutuar se ajo nuk ka asgjë me aktorin amerikan, madje ajo zbuloi edhe një detaj, i dashur i saj është shqiptar./albeu.com/