Udhëzimet e reja nga CDC: Njerëzit e vaksinuar mund të mos e mbajnë më maskën

CDC (Centers for Disease Control and Prevention) ka dhënë një lajm të mirë për masat e parandalimit të virusit Covid-19.

Tashmë, sipas udhëzimeve të reja, njerëzit plotësisht të vaksinuar do të mund të veprojnë pa maskë në aktivitetet e tyre të përditshmërisë. Në këto aktivitete përfshihen ecja, vrapi, ecja me biçikletë, grumbullimi i vogël i personave, apo drekat e darkat në restorant.

Edhe në shtetet që momentalisht është e detyruar mbajtja e maskës në ambientet publike, CDC mendon se ky rregull s’ka pse të zbatohet më nga personat plotësisht të vaksinuar.

Megjithatë, përjashtim bëjnë vendet e mbushura me shumë njerëz, si psh. grumbullimet e mëdha nëpër koncerte, ku është më e vështirë për t’u dalluar cili person është vaksinuar dhe cili jo.

Centers for Disease Control and Preention kanë publikuar një tabelë me udhëzimet e reja që duhet të ndjekë për aktivitete të ndryshme çdo person i vaksinuar plotësisht ose jo.

Aktivitetet më të sigurta janë ngjyrosur me ngjyrë të gjelbër për të vaksinuarit dhe jo të vaksinuarit plotësisht. Aktivitetet më pak të sigurta mund t’i shihni në ngjyrë të verdhë dehe aktivitetet e rrezikshme janë ngjyrosur në ngjyrë të kuqe.

Më poshtë keni listën e plotë të udhëzimeve, të publikuar nga CDC:


Shtuar 28.04.2021 12:15