Atara feston ditëlindjen e parë, Turi dhe Orinda emocionojnë rrjetin me urimet (VIDEO)

Sot është një ditë e veçantë për familjen e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos. Vajza e tyre, Atara feston ditëlindjen e parë. Vogëlushja i ka ndryshuar të gjithë jetën çiftit, i cili nuk nguron të shijojë çdo moment me gëzim e shtëpisë.

Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe nuk kishte se si sot në 1-vjetorin e Atarës mos ta uronin publikisht të bijën.

Fillimisht, Turi ka publikuar një video shumë spontane, ku shfaqet me ëmbëlsirën e tij edhe i kërkon të shohë kameran, por Atara refuzon.

“Kur rriten, nuk kane qejf ti nxjerresh ne kamera! Edhe 100 goca babit!”, ka shkruar Turi krahas videos më të bukur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

Ndërsa, mami Orinda ka ndarë disa foto të realizuara në një studio fotografike.

“Faleminderit Perendi per mrekulline ATARA!”, ka shkruar moderatorja dhe urimet kanë vërshuar për bebin më të dashur të Instagramit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)