Mandati i Xhaçkës, debate në Këshillin e Mandateve, Bardhi: Ke dy muaj që e mbron ministren, Nikolla shtyn seancën

Sot është zhvilluar ,mbledhja e rradhës e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku është shqyrtuar kërkesa e Partisë Demokratike për t’i hequr mandatin deputetes dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Vetë ministrja nuk është paraqitur në seancën dëgjimore, por është përfaqësuar sërish nga avokati i saj. Kjo ka sjellë “shpërthimin” e deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj.

Edhe deputeti Gazmend Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit, e cila e shtyu mbledhjen për një javë, ndërsa i tha se vazhdon të mbrojë Olta Xhaçkën duke e zgjatur këtë proces 2 muaj, ndërkohë që një deputete në shkelje të Kushtetutës qëndron në Parlament.

DISKUTIMET:

Enkelejd Alibeaj: Seancën e kaluar, siç unë e kisha kërkuar duhet të operonim me dëgjesën e zonjës ministre. E thirrët zonjën Xhaçka, ka të drejtën e saj që të përfaqësohet nga një avokat. Kur jepet e drejtat për të dëgjuar përfshihet e drejta për të bërë pyetje. Në mënyrë që të kuptojmë dhe ne nëse kemi të drejtë apo jo. Ju u ngritët ikët dhe kjo nuk iu bën nder. Së pari juve dhe më pas parlamentit. Të ikësh me bisht ndër shalë, nuk është pjesë e rregullores, nuk i shërben të vërtetës. E dëgjova me durim avokatin, por do të doja që t’i bëja disa pyetje. Të fshihesh nuk bëhet shërbim.

Gazmend Bardhi: Ne jemi organ kolegjial dhe vendimet i marrim si organ kolegjial nuk i merr ti për ne. Ju keni dy muaj që e çoni këtë një javë e një javë e një javë ndërkohë që kemi një deputet

Lindita Nikolla: Jo nuk kemi dy muaj ne kemi aq sa na lejon rregullorja.

Gazmend Bardhi: Besoj se keni njoftuar zonjën Xhaçka dhe vetë avokatin për këtë seancë. Si ka ardhur pa u njoftuar ai. Është njoftuar nga kryetarja e Kuvendit për seancën e sotme dhe i kishim lënë një javë kohë që nëse kishte parashtrime të në i paraqiste sot.

Lindita Nikolla: Jo nuk na i paraqet dot sot ai. Dhe kushtet nuk i vendos dot ti.

Gazmend Bardhi: Po kush i vendos moj zonjë ti që do të mbrosh Olta Xhaçkën dhe ke dy muaj që e shtyn.

Lindita Nikolla: Jo mbledhjen e konsideroj të mbyllur!/albeu.com