Tubacioni i gazit natyror Greqi-Bullgari (IGB), i cili do të inaugurohet të premten në Komotini në prani të kryeministrave të dy vendeve, do të hyjë në punë në fund të korrikut, tha ministri i Mjedisit dhe Energjisë në Greqi, Kostas Skrekas.
Thenationalherald shkruan se ministri nënvizoi rolin e Greqisë për rritjen e sigurisë energjetike në rajon dhe BE me infrastrukturën e LNG-së që janë aktualisht në funksion, si dhe instalimet e reja të planifikuara, tubacionin e gazit natyror Medicin Lindor, përmirësimin e ndërlidhjes së energjisë elektrike me Bullgarinë, Shqipërinë dhe Italinë dhe me ndërtimin e një ndërlidhjeje të energjisë elektrike me Egjiptin.
Ai gjithashtu vuri në dukje se stacioni Revythoussa tashmë mbulon deri në 80 për qind të kërkesës në Bullgari në baza ditore. Tubacioni IGB do të ketë kapacitetin për të transportuar 3 miliardë metra kub gaz natyror, me opsionin për të përmirësuar në 5 miliardë metra kub./albeu.com