Miratohet VKM, emërohen në detyrë 4 anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Shoqerisë Civile

4 persona janë emëruar në detyrë ditën e sotme si anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për mbështetjen e Shoqërisë Civile. Me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave janë emëruar në detyrë përfaqësues të institucioneve të administratës publike Oltjon Muzaka, Elira Kokona, Besmir Gjokuta si dhe Eridana Cano.

VKM e Plotë:

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DISA ANËTARËVE TË BORDIT MBIKËQYRËS TË AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10 093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin në detyrë të anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues të institucioneve të administratës publike qendrore, si më poshtë vijon:

– Z. Oltjon Muzaka;
– Znj. Elira Kokona;
– Z. Besmir Gjokuta;
– Znj. Eridana Cano.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ/albeu.com