Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar nëpërmjet një postimi në “Facebook” 246 vjetorin e pavarësisë së SHBA.
Berisha shkruan se sot amerikanët festojnë krenarë pavarësinë e vendit të tyre, si superfuqia e lirisë.
Ish-kryeministri shton se ky vit është dhe 100 vjetori i marrëdhënievce midis Shqipërisë dhe SHBA, ku sipas tij Partia Demokratike ka dhënë kontributin më të madh dhe historik.
Postimi i plotë:
Miq, sot kombi i madh amerikan feston ditelindjen e tij, diten e Pavaresise se SHBA. Se bashku me te, festojne me mirenjohje te thelle shqiptaret dhe miqte e tij ne gjithe boten. Amerikanet festojne sot krenare pavaresine e vendit te tyre, si superfuqia e lirise, festojne si kombi qe ka bere me shume se çdo komb per lirine e kombeve te tjera ne teresi dhe ne veçanti me lirine e shqiptareve.
Ky vit eshte dhe 100 vjetori i marredhenieve midis Shqiperise dhe SHBA. Partia Demokratike ka dhene kontributin me te madh dhe historik ne keto marredhenie. Ajo mbetet e vendosur te beje dhe me shume ne 100 vitet qe vijne!
Happy 4th of July! Sb /albeu.com