Pas sherrit “kërciti” 5 herë arma, 51-vjeçari i plagosur në Mirditë i dënuar më parë

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e mbrëmjes së djeshme në Mirditë në autostradën Morinë – Milot, në afërsi të vendit të quajtur Karburburant Boçi.

I plagosuri me armë zjarri Martin Mark Prenga është futur në sallën e operacionit. Duke qenë se gjendja e tij shëndetësore paraqitej e rëdnë, Prenga u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Pas një konfliktit të momentit, 51-vjeçari është qëlluar 5 herë me pistoletë dhe plumba e kanë kapur në pjesën e këmbëve.

Sipas raportimeve, Prenga rezulton të jetë i denuar më parë, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve./albeu.com