“Bëmë mama të të ngjaj,”, vajza 9-vjeçare e Beyonce fitoi një Grammy

Beyonce dhe vajza e saj 9-vjeçare kanë fituar një çmim “Grammy” për videon “Brown Skin Girl”.

Kjo video përcjell një mesazh për vajzat me ngjyrë dhe është bërë pjesë e albumit të Beyonces me titull “The Lion King: The Gift”

Së fundmi, në një intervistë për “ABC”, diva e muzikës tregoi dashurinë dhe pasionin që kërkon të përcjellë videoja “Brown Skin Girl”.

“Emocionohem kur dëgjoj baballarë që i këndojnë vajzave të tyre “Brown Skin Girl”. E lumtur që vajza ime ndihet me vetëbesim për flokët e saj të stilit afrikan dhe krenare për lëkurën e saj me ngjyrë. Kjo është arsyeja pse bëj muzikë”, tha Beyonce.

Ndërkohë, Billie Eilish dhe FINNEAS kanë fituar çmimin “Grammy” për këngën më të mirë për median vizive me “No Time To Die”.

Burna Boy ka fituar çmimin për Albumin më të mirë me “Tëice As Tall”.

Fantastic Negrito ka fituar “Grammy-n” e tij të tretë për Albumin më të mirë kontemporan me “Have You Lost Your Mind Yet?”.

Fito Paez ka rrëmbyer “Grammy-n” për Albumin më të mirë Rock me “La Consquita Del Espacio”.

Priten akoma çmime të tjera pasi nata për “Grammy-n” sapo ka “filluar”.

Kujtojmë se shumë artistë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj çmimeve “Grammy”. I pari që doli publikisht kundër eventit më të madh të muzikës ishte The weeknd. Artisti i njohur e cilësoi “Grammy” si të korruptuar dhe kërkoi llogari për mënyrën se si vendoset për nominimet dhe ndarjen e çmimeve dhe ndaj vendosi të mos jetë pjesë e tij.


Shtuar 15.03.2021 11:28