Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Rrogozhinë ku një 30 vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri.
Policia njofton se i riu është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë dhe është dërguar në spital.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 26.04.2021, rreth orës 21:10, në Rrogozhinë, shtetasi A. H., 30 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.