Vijon numërimi në dhjetra bashki të vendit, teksa në bashkinë Hoçisht të qarkut Korçë rezultati është shpallur dhe fitues rezulton Partia Socialiste.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, shihet se socialistët kanë kaluar në avantazh vetëm me një votë duke siguruar kështu fitoren.
Konkretisht, PS ka marrë 1228, PD 1227 vota dhe LSI 218 vota.