BE padit AstraZeneca për vonesën e shpërndarjes së vaksinave

Bashkimi Europian ka ngritur padi ndaj prodhuesit të vaksinave koronavirus AstraZeneca.

Komisioni Europian, dega ekzekutive e BE, tha se po padiste kompaninë për mosrespektimin e kontratës së saj të furnizimit me vaksinë dhe për mungesën e një plani “të besueshëm” për të siguruar shpërndarjet në kohë.

Kjo padi shënon një përshkallëzim të mosmarrëveshjes së gjatë midis dy palëve mbi furnizimin e vaksinave të koronavirusit./albeu.com


Shtuar 26.04.2021 20:41