Pas Samitit të BE-së kryeministri Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter.
Rama thekson se do të angazhohet për të punuar edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të BE-së.
Kujtojmë edhe këtë herë, Shqipëria dhe Maqedonia “u dogjën” nga vetoja e Bullgarisë e cila ende qëndron ende në fuqi edhe pse ka shpresë për një zgjidhje të shpejtë tanimë të këtij problemi.
Postimi i Ramës:
Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm… Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së. /albeu.com