Liverpool piketon zëvendësuesin e Mane, kërkon yllin e rivalëve

Liverpool thuhet se po përgatit një lëvizje shokuese për yllin e Chelseat, Mason Mount dhe tashmë ka bërë një ‘ofertë diskrete’ për sulmuesin anglez.

“Reds” po merren me largimin e yllit të vjetër Sadio Mane, i cili i është bashkuar kampionëve të Bundesligës, Bayern Munich.

Sipas “Daily Express”, Jurgen Klopp do të bëjë një lëvizje për 23-vjeçarin Mount të Chelseat, i cili ka impresionuar nën drejtimin e Thomas Tuchel. Kontrata e tij me skuadrën perëndimore të Londrës ka edhe dy vjet për të përfunduar.

Mount u shfaq në skenë në vitin 2019 kur bëri debutimin e tij. Që atëherë, ai ka bërë 159 paraqitje, duke shënuar 30 gola dhe duke kontribuar 39 asistime. Ai është bërë një pjesë e madhe e skuadrës së Tuchel dhe ka luajtur një rol kyç në suksesin e Bluve në Champions League në vitin 2021.

Vlera aktuale e 23-vjeçarit në treg është 67.5 milionë paund, por Chelsea ka të ngjarë të negociojë një tarifë shumë më të lartë nëse interesi i Liverpool-it bëhet konkret.

Megjithatë, Liverpool nuk është i vetmi klub i Premierligës që është shpallur me një lëvizje për Mount.

Interesim kanë shfaqur edhe rivalët e ashpër Manchester United./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.06.2022 14:20