Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky festoi sot Ditën e Babait duke shpërndarë një seri fotografish të baballarëve ukrainas me fëmijët e tyre në mes të luftës së vazhdueshme me Rusinë.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Zelenskyy shkroi: “Të jesh baba është një përgjegjësi e madhe dhe një lumturi e madhe. Është forcë, mençuri, motivim për të ecur përpara dhe për të mos hequr dorë. Dhe sado e vështirë të jetë, të mbrosh më të çmuarin, e ardhmja e familjes tënde, e fëmijëve të tu, dhe rrjedhimisht e gjithë Ukrainës.”
View this post on Instagram
Komentet vijnë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha dje se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite dhe bëri thirrje për mbështetje të palëkundur nga aleatët e Ukrainës.