Kompania Meta, që ka në pronësi Instagram, ka vendosur të lançojë një opsion për të gjithë prindërit të cilët duan të monitorojnë postimet dhe veprimet e fëmijëve në këtë rrjet social.
Opsioni do të aktivizohet fillimisht vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Prindërit, nëpërmjet këtij opsioni, do të mund të vendosin një limit kohor se sa mund të qendrojnë në Instragram fëmijët e tyre dhe mund të shohin çdo postim dhe arsyen pse e ka postuar.
Në vitin 2021, Instagram ndërpreu planet për të krijuar një platformë Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç, pas një reagimi të ashpër.
Gjithashtu vitin e kaluar, Wall Street Journal raportoi se Meta kishte kryer disa kërkime që zbuluan se adoleshentët fajësuan Instagramin për rritjen e ndjenjave të ankthit dhe depresionit – dhe më pas e mbajtën të fshehtë studimin.