Shpërthimi me tritol në Durrës, policia në gjurmët e autorit: Shkak borxhi në Angli

Të tjera detaje kanë dalë nga shpërthimi me tritol mëngjesin e ditës së sotme në Durrës.

Sipas burimeve, dyshohet se të gjitha këto ngjarje kanë lidhje me një borxh në Angli.

Autori dhe djali i Shaban Agës janë konfliktuar në Angli, pasi ky i fundit presupozohet se i ka marrë një borxh.

Autori D.k ka ardhur në Shqipëri dhe iu ka kërkuar borxhin familjes së djalit me të cilin pati konflikt, por nuk ka marrë një përgjigje as prej tyre.

Pas kësaj dyshohet se ka nisur sulmet, që është edhe pista kryesore e hetimeve./albeu.com/