Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se është arrestuar në Itali për kontrabandë ilaçesh dhe pacientësh shqiptarë që të merrnin karta shëndeti të falsifikuara në kohën e Covid, djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Endi Çuçi.
Gazeta Express në Shqipëri ka siguruar dosjen hetimore ku zbardhet roli i djalit të ministrit.
Pjesë nga dosja
Ndue Pulaj i konfirmoi Evisa Sulejmanit dërgimin e barnave falë transportit të Endi Çuçit.
Ndue Pulaj: Dhe të shtunën të sjell Tamoxifene…
Erisa Sulejmani: E shtunë?
Ndue Pulaj: E shtuna vjen djali i Zhakut…) (Zhaklinë Peto, ish bashkëshortja e Blendi Çuçit dhe e ëma e Endi Çuçit )
Në lidhjen telefonike të raportuar më poshtë, VLADIMIR PETO ka konfirmuar ardhjen e nipit të tij
Sipas dosjes Endi Çuçi vetëm 24 vjeç, akuzohet se ka gisht në rrjetin e trafikantëve që u zbulua disa ditë më parë, të cilët kontrabandonin ilaçe por edhe emigrantë të paligjshëm me pretendimin se ishin të sëmurë. Referuar dosjes Express mëson se Çuçi kishte rolin e transportuesit të barnave.
Në dosjen hetimore nënvizohet se në listën e blerësve të barnave të tregtuar ilegalisht nga Italia figurojnë edhe persona të tjerë, që për mungesë identifikimi të plotë nuk janë renditur në këtë akuzë;
Në një status në Facebook, Berisha thotë se “Endi Çuçi është arrestuar në Itali, për kontrabandë ilaçesh dhe personave të sëmurë”.
“Djali i ministrit të Brendshëm, si anëtar i mafies që kontrabandonte ilaçe dhe të sëmurë! Punonte në KLGJ! Ndërhyrje të fuqishme për lirimin e tij! Mafie dhe vetëm mafie!”, shkruan Berisha./Gazeta Express