Sulmuesi Alvaro Morata largohet nga Juventusi.
29-vjeçari po rikthehet te Atletico Madrid në përfundim të periudhës së huazimit.
Spanjolli i kaloi dy sezonet e fundit te Juve, por Juventus vendosi të mos e blejë për 35 milionë euro.
Më herët u raportua se drejtuesit e bardhezinjve ofruan 20 milionë euro për Morata-n, por kjo ofertë nuk i shkonte për shtat Atleticos. /albeu.com/