Macron, Scholz dhe Draghti në Kiev: Çfarë mësuam nga konferenca për shtyp e liderëve?

Sot u zhvillua një konferencë të përbashkët shtypi me liderët nga Ukraina, Gjermania, Franca, Italia dhe Rumania.

Presidenti i Ukrainës dhe liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë, mbajtën një fjalim dhe albeu.com ju sjell më poshtë çfarë mësuam nga konferenca e tyre e përbashkët për shtyp:

-Udhëheqësit thanë se mbështesin ofertën e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe vendit duhet t’i jepet statusi i menjëhershëm i kandidatit.

-Kancelari Scholz e Gjermanisë tha se Ukraina dhe Moldavia i përkisnin familjes evropiane, por do të duhet ende të përmbushin kriteret për anëtarësim

-Scholz premtoi gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kievin financiarisht dhe ushtarakisht për aq kohë sa i nevojitet

-Kryeministri italian Mario Draghi tha se në luftën e tyre kundër pushtimit të Rusisë, populli ukrainas po mbronte vlerat e demokracisë dhe lirisë që mbështesin projektin evropian.

-Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Ukraina mund të llogarisë te aleatët e saj për mbështetje. Ai tha gjithashtu se nevojitej një lloj kanali komunikimi me presidentin rus Vladimir Putin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pushtimi i Rusisë ishte një sulm ndaj gjithë Evropës, dhe vetëm veprimi i bashkuar mund ta ndalonte atë. Ai tha gjithashtu se vizita e liderëve tregoi se Ukraina nuk ishte e vetme në luftën e saj.

Udhëheqësit thanë gjithashtu se më shumë armë po dërgoheshin në Ukrainë, duke përfshirë gjashtë armë të tjera Ceasar me rreze të gjatë nga Franca./albeu.com