Kam menduar më të keqen për jetën! Aktorja na befason; ja përse pëlqen Majk

Për aktoren Zamira Kita nuk ka qenë aspak e lehtë që të ecte në rrugën e artit, ndaj hera herës ajo ka menduar dhe më të keqen. Këtë e pohoi ditën e sotme në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku gjatë intervistës u ndalën në disa momente pikante në jetën e saj.

“Po kur kam ikur në Amerikë dhe them nuk do të kthehem më, kam nevojë të pushoj në kuptimin mendor. Kam pasur momente të vështira, madje me një mungesë dëshire për të punuar, kam punuar se e kisha nisur. Të them të drejtën nuk kam ndonjë gjë që nuk e kam bërë, më vret kur e mendoj jo se fshati ishte një dënim për mua, por unë doja të bëja teatër dhe film gjë që e kisha të ndaluar për shkak të biografisë”.

Më tej shtoi se emërimi në Pirg, humbja e njerëzve të dashur apo ‘grindjet” që ka pasur me bashkëshortin kur kanë qenë të rinj janë moment mërzie dhe të vështira në jetën e saj.

“Kur më kanë emëruar në Pirg dhe në momentet e rinisë të dashurisë me Benin kur një moment patëm një grindje, sigurisht që nuk do ta vrisja veten, por e çova në mend që do të ishte… nuk e di nuk kam qenë shumë e fortë, kam qenë e dobët; vdekja e vëllait, mërzitja për të nuk më kalon akoma pavarësisht se unë mund të këndoj se jeta vazhdon, por malli për të nuk tretet kurrë”.

Por a ka një luftë brenda aktorëve të brezit të saj?

“Unë këtë nuk e kam ndjerë, Nuk e di çfarë ndodh me të tjerët. Kam punuar me Yllka Mujon që është jashtëzakonisht e mirë për mua. Marrëdhënia jonë ka qenë e mirë, gëzohemi për sukseset e njera-tjetrës. Me Rajmonda Bulkun, Luiza Xhuvanin… nga ana ime janë të sinqerta por ndjej që edhe ato nuk kanë me mua, ndoshta unë kam qenë larg metropolit, nuk kanë pasur arsye të kenë me mua. Nuk kam qenë kurrë pretendente për një rol që ka qenë për Lizën, Yllken, Mondën”.

Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” zbuluam se Zamira Kita pëlqen shumë këngët e Majk, ndërkohë që vajzën e ka surprizuar me një mesazh nga Capital T për ditëlindjen e saj.

 


Shtuar 16.06.2022 18:12