Atentati me tritol, hapen kamerat e sigurisë, çfarë gjeti policia në makinën e 27-vjeçarit

Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati i djeshëm që tronditi Tiranën, ku u hodh në erë me tritol 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.

Mësohet se në makinën më të cilën ishte duke udhëtuar beratasi policia ka gjetur dhe bllokuar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krehër pistoletë të dëmtuar.

Ndërkohë specialistët e Krimeve të Rënda janë duke parë kamerat në Tiranë, për të zbuluar itinerarin e lëvizjes së viktimës. /albeu.com