Kryeministri Edi Rama gjatë seancës së sotme është shprehur se Bordi i Transparencës në kushte normale është komunist, por në këtë moment në duhet.
Më tej shefi i qeverisë tha se ky bord ka një meritë sot, që vendos një tavan për çmimet.
“Dje ra qeveria në Bullgari. Njëra ishte për pengmarrjen e Maqedonisë për integrimin. E dyta ishte se Bullgaria nuk ka më lek. Kjo ishte pjesa e dytë e fjalisë. E pra, situata është kudo dramatike. Nëse doni politikë këtu, bëjeni por nëse doni kontribut hajde bëjeni. Ama mos thuaj që ne vëmë tavan çmimin më të lartë. Ne nuk vëmë tavan të lartë tek karburanti. Vihet një tavan mbi të cilin nuk mund të shkojë. Gjithkush mund të vendos për më pak. Ne nuk jemi komunizëm por ekonomi tregu. Kemi një bord komunist. 100% Bord Komunist. Është shumë jashtë normale” tha Rama.
https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/429335105397824/