Kombëtarja mbërrin në Rinas, Broja e Uzuni bashkohen me grupin (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e djeshme u përball me Islandën duke zhvilluar edhe ndeshjen e parë të Nations League, ku arriti të siguronte edhe një pikë në transfertë.

Pas 3 ditësh të besuarit e Edy Rejës do të përballen me Izraelin në “Air Albania”, ndërsa ditën e sotme përfaqësuesja jonë ka zbritur në Rinas pas një udhëtimi që ka zgjatur më shumë se 5 orë.

Përgatitjet për ndeshjen me Izraelin do të vijojnë në kompleksin “Tropikal”, ku stafi teknik do të ketë në dispozicion edhe sy sulmuesit e skuadrës, Armando Brojën dhe Myrto Uzunin, që nuk kishin mundësi për të dhënë kontribut në sfidën hapëse të këtij edicioni në Nations League./ h.ll/albeu.com

SHIKO VIDEON