Rezoluta për gjenocidin serb, Shehu: Të mblidhet konferenca e kryetarëve, Alibeja të ngrejë zërin

I pari që ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare ka qenë deputeti i PD, Tritan Shehu i cili ka nisur menjëherë me kritika.

Ai ka kërkuar drejtueses së seancës Ermonela Delaj të mbledhje konferencën e kryetarëve për shqyrtimin e kërkesës për dënimin e gjenocodit serb në Kosovë, ndërkohë që kërkon nga Alibeaj të ngrijë zërin.

Ka një problem të rëndë procedurial që lidhet me mosrespektimin e rregullores. Ne kemi një rregullore të shenjtë. Prej shumë ditësh një grup deputetësh kemi depozituar kërkesën për mocion debat për të dënuar gjenocidin serb. Në bazë të rregullores thuhet që brenda tre ditësh duhet të mblidhet konferenca e kryetarëve.

Edhe nëse kryetarja nuk është prandaj jeni ju aty që e zëvendësoni. Në një parlament mbi të gjitha është rregullorja. Kemi një shkelje të rëndë të rregullores në këtë rast që lidhet me element të tjerë brenda saj. Ju kërkoj që sonte të mblidhni konferencën e kryetarëve, Të vendosni çfarë do bëhet me njohjen e gjenocidit serb.

Në lidhje më këtë çështje ka paraqitur rezolutë edhe Alibeaj. Nuk ka asgjë të keqe. II kërkoj të gjithë atyre që kanë kërkuar atë rezolutë të protestojnë për këtë  edhe zotit Alibeaj. I kërkoj kolegëve të bëjnë këtë gjë dhe të mos rrijnë si fija e barit në heshtje para presionit qeveritar”, tha Shehu. /albeu.com