Rusët po vendosin Mariupolin në karantinë, shkak shpërthimi i mundshëm i kolerës

Rusët po e vendosin qytetin e Mariupolit në karantinë për shkak të një shpërthimi të mundshëm kolere, ka thënë një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit për televizionin ukrainas.

“Ne po shohim që qyteti mbyllet,” tha Petro Andryushchenko për United News TV.

“Fjala kolera po përmendet brenda qytetit, mes autoriteteve okupuese dhe mbajtësve të tyre”, tha ai.

BBC shkruan se nuk është në gjendje të verifikojë këto pretendime.

Kujtojmë se Mariupoli ra në duart e forcave ruse në maj ,pas muajsh bombardimesh.

Andryushchenko tha gjithashtu se situata humanitare në Mariupol po përkeqësohej, me mungesë ushqimi dhe uji./albeu.com


Shtuar 6.06.2022 14:52