Ish-prokurori: Dumani zbardhi vrasjen e eksponentëve të krimit në Belgjikë e Holandë

Dëshmitë e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë kanë hedhur dritë mbi disa nga ngjarjet kriminale më të rënda të dekadave të fundit. Ai gjithashtu ka dhënë dëshmi për vrasjen e disa eksponentëve të krimit në Belgjikë, Holandë dhe Itali.

Ish-Prokurori Eugen Beçi, i ftuar në studion e “Abc Live” në Abc u shpreh se kjo dëshmi do ta vonojë hetimin dhe do të duhen prova konkrete nga vendet e përmendura nga Dumani.

Beçi: Do na duhen prova Nga Italia, Belgjika për të përcaktuar se si janë këto deklarime që ky person ka dhënë. Letër-porosia do kohën e vet dhe me mbërritjen e atyre provave hetimi do kërkojë shumë më tepër kohë. Rezulton se do kemi shumë surpzira në botën e krimit. Komunikimi i sigurt nëpërmjet aplikacioneve nuk është më i sigurt pasi vetë autoritet blege kanë dhënë deklarime që po ecin në zbardhjen e këtyre ngjarjeve.

Beçi sqaroi edhe procedurën për të arritur deri te statusi i të penduarit të drejtësisë. Në gjykimin e tij, duhet treguar kujdes pasi bërja publike e të dhënave dhe emrave të personave që marrin statusin e të penduarit të drejtësisë mund të cenojë sekretin hetimor.

Beçi: Nëse një nga autorët e kryerjes së veprës penale, prokurori dëgjon të dhënat që jep ky person. Nëse këto të dhëna jenë shumë më tepër, që mbështeten në prova dhe shërbejnë për të provuar një çështje kriminale, prokurori lidh marrëveshjen dhe personi merr statusin e të penduarit të drejtësisë. Kjo është një marrëveshje që realizohet gjatë hetimit paraprak. I parashtrohen këtij personi përfitimet që do te ketë nga bashkë;punimi me drejtësisë dhe duke dëgjuar nga ana tjetër se çfarë është i gatshëm të japë ky person. Nëse ky person është i gatshëm të japë të dhëna që çojnë në zbulimin e ngjarjeve të tjera, atëherë shikon se çfarë shikon ti dhe çfarë shikoj unë. Me ketë persona duhet treguar kujdes i jashtëzakonshëm. Duhet ruajtur një ekuilibër mes asaj që duhet t’i japësh publikut dhe asaj që duhet të ruash për sekretin hetimor. Nuk duhen bërë publike emrat e këtyre personave dhe atyre që kanë bashkëpunuar. Të bësh publikë emrat e personave të arrestuar është tjetër gjë, dhe të thuash janë të penduar të drejtësisë është tjetër gjë. Duhet të tregosh shumë kujdes. Këta persona duhet të trajtohen si të arrestuar por jo të thuash që janë të penduar. Duhet ruajtur sa më shumë sekreti aq më shumë kur kemi të bëjmë me bashkëpunëtorë drejtësisë.

Sa besim mund të kesh te deklaratat që ata thonë?

Beçi: Këtu ka një problem procedurial që ka të bëjë me fazën e parë të marrëveshjes që lidh. Personi duhet të tregojë pa rezerva gjithçka që di. Nuk është i mjaftueshëm deklarimi i një personi. Duhet që ky deklarim të shoqërohet me prova dhe indicie. Nxjerrja e detajeve, të dhënave dhe personazheve bën që provat mos jenë më objektive. Çdo person që merr dijeni përgatit alibinë e tij. Nëse nj person që është i implikuar dëgjon ngjarjen ai përgatit alibi.

A ndikon implikimi i emrave të zyrtarëve ve lartë dhe policëve në çështje kriminale? Sipas avokatit duke pasur në radhët e krimit persona që mund të prishin provat e drejtësisë, bëhet më i vështirë hetimi.

Beçi: Kjo e bën të vështirë sepse krimi i organizuar prandaj është specifik sepse kërkon të rekrutojë në radhët e tij njerëz të policisë. Duke pasur në radhët e tij njerëz që mund të prishin prova hetimi bëhet më i vështirë. Por stoku I dosjeve nuk ka shumë lidhje me krimin e organizuar. Ka mangësi në gjyqtarë, prokurorë. Në parimin e ligjit çështja nuk mund të jetë me prioritet, duhet të marrë kohën dhe rëndësinë e duhur. Drejtësia duhet të jetë gjithnjë Brenda disa afateve. Në fazën ku jemi po ndodh shumë shpesh që po shkelen afatet, për shkak të mungesës së madhe ër arsye të heqjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe për shkak të ngarkesës së madhe. Duhet që shteti të marrë masa dhe të sigurojë që çdo hetim të shkojë deri në fund pa cenuar elementin kohë. /abcnews.al/