Aktivistja pranë Partisë Demokratike, Evi Komalari, ka reaguar për mos-fitoren e Belind Këlliçit si nënkryetar i PD-së.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo uroi fituesit të premten mbrëma ndërsa shprehej se më 4 qershor u devijua rreziku i një “Lulzim Bashe të dytë.”
Kokalari ka vijuar me akuzat në drejtim të Këlliçit, i cili sipas saj, “ka përfituar nga besimi i dhënë në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe ka dëmtuar thellë reputacionin e atyre anëtarëve të Forumit Rinor.”
Kujtojmë se Belind Këlliçi garoi për nënkryetar të Partisë Demokratike, por gara mes katër kandidatëve ishte e ngushtë dhe fitues rezultuan Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.
Postimi i Kokalarit:
“Ja kush janë më të votuarit kur nuk orientohet vota!!!
Urime të gjithë fituesve dhe urime çdo anëtari të Këshillit Kombëtar që sot devijuan rrezikun e një Lulzim Bashe të dytë.
Gjithsesi, puna juaj nuk mbaron këtu. Votimi sot ka vërtetuar çfarë ju kam thënë më parë që, Belind Këlliçi ka përfituar nga besimi që i dhamë që në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe këtë nuk duhet t’ja falim.
Ai gjithashtu ka dëmtuar thellë reputacionin e atyre anëtarëve të Forumit Rinor që kanë fituar në 30 Prill drejtësisht dhe me meritokraci, dhe këtë as ata vetë nuk duhet t’ja falin. Të rinjtë janë e ardhmja e PDsë, dhe është shumë e rëndësishme që ata ta drejtojnë këtë parti me integritet dhe larg nga lojrat e pista dhe korrupsioni që e ka karakterizuar PDnë këto 12 vitet e fundit.
Pres akoma përgjigje nga Belindi sepse për hir të të gjithë atyre që ju dhanë me shpirt foltores, nuk mund ta lë këtë punë përgjysëm. Po humbi integriteti i votës, humb demokracia dhe si pasoj humbim dhe ne.
Një përshëndetje dhe avokates time Endira Bushati që më ka ndenjur shumë pranë gjatë kësaj lufte, dhe duke e ditur koston e sabotimit të mundshëm nga miqtë e Belindit, integriteti i saj ngeli i paprekur. Fundjavë të mbarë të gjithëve.”
Kujtojmë se krisja ka nisur pas votimeve për Kryesinë dhe Kokalari e akuzon Këlliçin se ka ndikuar në proceset zgjedhore në PD. Sipas saj, ai ka lobuar tek anëtarët e Këshillit për t’i dhënë votat që i siguruan një vend në Kryesinë e Partisë Demokratike./albeu.com/