Bajram Begaj drejt Presidencës, ja kur do të merret në mbrojtje nga Garda e Republikës

Teksa ditën e djeshme u nominua emri i Bajram Begajt si kandidat për president, pritet edhe votimi i tij në Parlament që kjo gjë të bëhet fakt.

Ndërkohë Garda e Republikës do të marrë në mbrojtje kandidatin për President, Bajram Begaj menjëherë pasi ai të votohet në Parlament.

Të lidhura

None found

Në ligjin e ri të Gardës së Republikës, të miratuar vitin e kaluar, është specifikuar konkretisht në nenin 12, pika b që “Garda e Republikës ruan dhe mbron:  Presidentin e zgjedhur që nga momenti i votimit në Kuvend”.

Që pasi kryeministri Rama njoftoi emrin e Begajt për President, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, është filmuar dy herë nga kamerat e televizioeneve. Fillimisht të premten në mbrëmje në përfundim të takimit me Ramën dhe sot paradite në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Në të dyja këto dalje publike vihet re fakti që Begaj ka përdorur makinën e Shtabit të Ushtrisë me targë MM 037 MM dhe shoqërohet vetëm nga shoferi i tij.

Ndërkohë që sot pasdite në përfundim të votimit, Garda do të angazhojë skuadrën që do të shoqërojë Presidentin e ardhshëm të vendit si dhe makinën që ai do të përdorë deri në 24 Korrik kur të marrë detyrën zyrtarisht.


grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş