Nuk kryeson në Exit Poll-e, Rama: Janë thjesht parashikime

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Ndër të tjera ai foli dhe për exit-poll-et para të numërimit të votave  ku konkretisht nuk pajtohet me to.

“Për herë të parë në Shqipëri zhvillohen exit-polle dhe dua t’i falenderoj të gjithë ata që u angazhuan për këtë eksperiencë në Shqipëri dhe dua njëkohësisht t’u them të gjithëve në radhë të parë socialistëve se votat janë në kuti, populli ka folur, tani duhet të dëgjojmë popullin dhe detyra e çdo numëruesi dhe vëzhguesi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare e ligjore të kontribuojë në numërimin korrekt të votave në kuti.

Hamendjet, sondazhet, exitpoll-et pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse i përkasin parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i kutive, që është rezultati i ndeshjes. Përqëndrohuni në detyrën tuaj dhe njëkohësisht e përsëris atë që tha Bora edhe në emrin tim, një falenderim nga zemra për të gjithë patronazhistët në gjithë Shqipërinë që kanë bërë një punë mbresëlënëse,” tha Rama.


Shtuar 25.04.2021 20:43