3 Exit Polle: Kush fiton dhe sa mandate marrin partitë politike

Në zgjedhjet e 25 prillit janë realizuar 3 Exit Poll-e nga media të ndryshme të cilat flasin për një garë të ngushtë mes maxhorancës dhe opozitës së bashkuar.

Sipas Top Channel në Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë rezulton se në nivel kombëtar PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët, 43.9% për PD duke i dhënë 63 mandate ndërsa 6.9% kanë votuar për LSI duke i dhënë 6 mandate.

Ndërkohë në sondazhin e publikuar nga OraNews dhe Antonio Noto opozita e bashkuar rezulton fituese e zgjedhjeve të 25 prillit me 50% të votave. Në këtë Exit Poll, me 80% të të dhënave të përpunuara, PS vijon të mbetet parti e parë, me 46% të votave, PD ka 44% të votave dhe LSI 6% të votave. Euronews Albania ka publikuar gjithashtu të dhënat e para nga Exit Poll për 80% të të intervistuarve deri tani.

Rezultatet e dala deri më tani nga Exit Poll sipas EuroNews: Partia Socialiste: Nga 67-71 mandate me 42,3 – 46,3% të votive Partia Demokratike: Nga 61-65 mandate me 40 – 44% të votave, Lëvizja Socialiste për Integrim: Nga 6-8 mandate me 5.5 – 9.5% të votave si edhe Partia Social-Demokrate: Nga 1-2 mandate 2-4% të votave.

Shtuar 25.04.2021 20:48