Juventusi vazhdon të punojë për rikthimin e Paul Pogba.
Sot, Manchester United njoftoi largimin e mesfushorit 29-vjeçar, i cili do të bëhet lojtar i lirë në fund të qershorit.
Së shpejti kryesia e klubit torinez do të takohet sërish me përfaqësuesit e lojtarëve. Takimi i parë i palëve u zhvillua muajin e kaluar.
Juventusi ka besim se do të jetë në gjendje të bien dakord për të gjitha kushtet e kontratës me francezin, i cili tashmë ka luajtur për Bianconerët nga viti 2012 deri në 2016. /albeu.com/