Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurti pasi votoi në zgjedhjet në Shqipëri. Zemaj, në një postim në Facebook, ndërsa përmend vdekjet nga Covid-19 në vend dhe mungesën e vaksinave, thotë se kryeministri s’ka bërë asnjë reagim.
“Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mban lartë në Shqipëri. 4 vdekje sot nga Covid 19, e sot asnjë vaksinë për të shpëtuar jetë, por edhe asnjë fjalë, veprim apo ndenjë e Kryeministrit të Kosovës për qytetarët e vetë.”