I dehur në timon, arrestohet partneri i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Autoritetet amerikane kanë arrestuar bashkëshortin e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelositi.

Mësohet se Paul Pelosi është arrestua gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së shtunës pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pas testit të alkoolit, rezultoi se ai kishte një nivel në gjak më të lartë se 0.08.

Lirimi me kusht i Pelosit u caktua në këmbim të 5,000 dollarë.

Mediat amerikane raportojnë se detajet rreth incidentit nuk janë tërësisht të zbardhura dhe nuk dihet ende nëse 82-vjeçari ka qenë duke vozitur i vetëm apo jo në momentin që u arrestua.

 

 

Policia ka refuzuar të komentojë për mediat ngjarjen.


Shtuar 29.05.2022 22:15