Kreu demokrat, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Elbasan për Ditën e Verës.
Por edhe pse është festuar një ditë që simbolizon ardhjen e stinës së pranverës me plot ngjyra, duket se Basha ka pasur një mesazh të koduar për të dhënë.
Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram dhe Facebook, ku është takuar me fëmijët, por në sy ka rënë veshja e mbështetësve të Bashës, të cilët janë veshur të gjithë me rroba të zeza, maska të zeza, ndërkohë edhe kryetari Lulzim Basha , ndryshe nga herët e tjera, ka lënë këmishat e bardha dhe është veshur me ngjyra të errëta.
Kryetari i PD-së nuk ka shkruar asnjë mesazh lidhur me këtë zgjedhje. /albeu.com/