Vritet vëllai i Serge Aurier, ngjarja ndodhi në rrugët e qytetit të Toulouse

Lajmi për vrasjen e Vëllait të Serge Aurier është konfirmuar.

Herët në mëngjes, lajmi.net njoftoi për raportimet e ‘LePoint’ të cilat thonin se vëllai i Serge Aurier është qëlluar për vdekje.

Së fundmi, policia franceze ka konfirmuar këto raportime, duke thënë se trupi i vdekur është i Christopher Aurier.

Christopher ishte 26 vjeç dhe ishte qëlluar për vdekje në qytetin e Toulouse.


Shtuar 13.07.2020 12:14