Presidenti i UEFA-s dhe legjenda kroate në Tiranë, Duka i pret në aeroport

Finalja e Conference League, që zhvillohet nesër në “Arenën Kombëtare”, do të sjellë emra të mëdhenj të botës së futbollit.

Për të dytën herë në një kohë të shkurtër zbarkon në kryeqytet presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Në aeroport atë e ka pritur presidenti i FSHF, Armand Duka. Së bashku me Ceferin në kryeqytet ka ardhur një tjetër emër i madh, Zvonomir Boban.

Kroati është pjesë e UEFA, ndërkohë që për pak kohë ishte edhe drejtues te Milani kampion i Italisë sezonin e fundit. / h.ll/albeu.com


Shtuar 24.05.2022 18:01