Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Kavajë ku shefi i komisariatit i theu dorën një aktivisteje të PD e cila po filmonte një takim të PS-së.
Meta ka publikuar lajmin lidhur me Altin Shehun, shef i policisë në Kavajë i cili ka qenë katër herë i kallëzuar.
Ai shkruan:
Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.
Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit.
Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës.
Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.
Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë. /albeu.com./