Vaksina të skaduara? ISHP i përgjigjet akuzave

Akuzat se vaksinat që kanë ardhur në Shqipëri janë të skaduara kanë qarkulluar jo pak herë në mediat sociale në vend.

Këtyre akuzave, Instituti i Shëndeti Publik i është përgjigjur me anë të një postimi në rrjetet sociale, ISHP e konsideron si përpjekje të dështuar për të dekurajuar qytetarët nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe t’iu rikthyer jetës normale.

Ndër të tjera ISHP siguron qytetarët se vaksinat që vijnë në Shqipëri janë të sigurta dhe vijnë brenda të gjitha standardeve të ruajtjes.

Reagimi i ISHP:

Përdorimi i procesit të vaksinimit për qëllime të fushatës zgjedhore është një përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët, nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’iu kthyer jetës së dëshiruar prej 14 muajsh.
Vaksinat janë të sigurta, ato janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standarteve të ruajtjes.
Sjellja e tyre është kryer nën mbikqyrjen e agjensive përkatëse dhe janë të shoqëruara me të gjithë dokumentacionet që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e tyre.
Kushtet e ruajtjes, shpërndarja dhe aplikimi i tyre janë brenda të gjithë standarteve teknike, siç është vepruar me të gjitha vaksinat, për dekada të tëra.
Indeksi më i lartë i këtyre praktikave është mbulesa vaksinale në Shqipëri dhe kërkesat e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID -19.
Autoritetet shëndetësore kanë garantuar vaksina të sigurta dhe po vijojnë me aplikimin e tyre, sipas planit kombëtar të vaksinimit.
Çdokush që hedh baltë mbi sigurinë e procesit, dëmton jetën e qytetarëve!
Vaksinohuni! Vaksinimi shpëton jetë! /albeu.com./

Shtuar 24.04.2021 16:47