Ditët e vrenjtura nuk do të zgjasin përgjithmonë, kështu që bëni mirë të përgatiteni për diellin dhe plazhin në vazhdim. Keni menduar me çfarë rroba banjosh do e inaguroni jugun për këtë vit? Nëse jo, na lini t’ju prezantojmë më poshtë me trendet më të famshme të kësaj vere.
1. Kthehuni tek klasiket:
Në valixhen e pushimeve s'duhet të mungojnë 1 ose 2 palë rroba banje trup të thjeshta. Nga ai model që s'vdes dhe s'të tradhton kurrë. Mjafton vetëm të gjeni një palë që ju përshtaten.
2. Baziket janë gjithashtu të preferuara:
Opsion i mirë për të gjithë llojet e trupave. Duhet vetëm të zgjidhni ngjyrën që ju përshtatet.
3. Prerjet klasike dhe vintage nuk dalin kurrë nga moda:
Nëse baziket s'bëjnë për ju, shkoni drejt modeleve vintage.
4. Frymëzohuni nga vitet '80-të!
Nëse doni t'ju duken format në mënyrën më seksi të mundshme, kjo është ç'duhet të provoni.