Kush mund të vdesë nga Covid-19? Shkencëtarët zbulojnë shpikjen e re

Shkencëtarët kanë zhvilluar një studim për të identifikuar njerëzit më të rrezikuar nga vdekja nga COVID kur trajtohen në spital. Parashikuesi i rezultateve të sëmundjes COVID-19 (CODOP) do të ndihmojë në për të zbuluar se kush ka nevojë për kujdes kritik.

Sipas Sky News, sistemi përdor 12 molekula gjaku të cilat zakonisht mblidhen në spital kur një pacient shtrohet që do të thotë se algoritmi duhet të jetë i lehtë për t’u adoptuar nga sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën.

CODOP përdor inteligjencën artificiale teksa mund të identifikojë pacientët. Ai zbuloi se algoritmi mund të parashikojë mbijetesën ose vdekjen e pacientëve të shtruar në spital me saktësi të lartë deri në nëntë ditë përpara se të ndodhë secili rezultat.

Autori i lartë i studimit dhe drejtuesi i projektit ndërkombëtar tha se variantet e reja, imuniteti në rënie dhe relaksimi i masave të sigurisë “do të thotë se ka të ngjarë të vazhdojmë të shohim rritje të infeksioneve dhe shtrimeve në spital”.

Të dhënat u përdorën nga mostrat rutinë të gjakut të marra nga gati 30,000 pacientë në më shumë se 150 spitale në Spanjë, SHBA, Bolivi, Honduras dhe Argjentinë midis marsit 2020 dhe shkurtit 2022./albeu.com