Gvozdenovic flet për pengun ndaj Vorës: “E kontrollonim ndeshjen, goli i pësuar ishte fat i keq

Elbasani u ndal në barazim 1-1 nga Vora në javën e 6-të të Superiores, në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”. Pas ndeshjes, trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic, dha deklaratat e tij për mediat.

Të lidhura

None found

“Nga një barazim në tjetrin? Sa i zhgënjyer ndihem me këtë start? Jemi shumë të zhgënjyer. E mbanim lojën nën kontroll, por erdhi ai gol fatkeq. Ishim disi të tërhequr. Kishim planin e lojës, kishim raste me Nikajn dhe Brunon. Por futbolli të sjell gjithmonë të papritura. Fati nuk ishte me ne, Vora krijoi rastin dhe shënoi për 1-1.

Pashë një Elbasan të ndryshuar, u zvarrit shumë në pjesën e dytë? Çfarë ndodhi? Jo, fizikisht jemi të përgatitur dhe shumë të fortë. Ishte presioni mendor pas golit të Vorës. Duhet ta menaxhojmë më mirë aspektin psikologjik. Tani, ajo që mund të bëjmë është të përballojmë situatat kur rezultati nuk është pozitiv dhe ta rregullojmë këtë një javë para ndeshjes me Korçën.

Një pikë për çdo ndeshje, sa e rrezikon kjo sezonin? Sigurisht, 7 pikë janë shumë pak dhe jemi thellësisht të mërzitur. Nuk jemi mirë me pikët. Duhet të punojmë më shumë në anën psikologjike. Kemi nevojë të madhe për pikë, jemi keq dhe nuk jemi aspak të kënaqur”, u shpreh Gvozdenovic.


Shtuar më 10.10.2026 21:27