Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë në tubimin e 133-të, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Në Tiranë ka nisur protesta qytetare kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit, pasi u mblodhën në sheshin Skënderbej, janë nisur në drejtim të Kryeministrisë.

Qytetarët vijojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të lidhura

None found

Tubimi i 133-të zhvillohet pas më shumë se katër muajsh qëndrese. Organizatorët shprehen se nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të plotësohen.


Shtuar më 10.10.2026 19:23