Ndeshja e lamtumirës, Chiellini mesazh tifozëve: Të gjithë keni lënë shenjë, Juvja gjithçka për mua

Ndeshja mes Juventusit dhe Lazios që do të luhet në “Allienz Stadium”, sot në mbrëmje duke nisur që nga ora 20:45 pritet të jetë një ndeshje emocionuese.

Dy nga lojtarët kryesorë të “Zonjës së Vjetër” do të luajnë edhe ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi, para tifozëve bardhezi.

Bëhet fjalë për Paulo Dybalan dhe Giorgio Chiellini. Kapiteni i Juves pak orë pasi të zbresë në fushën e lojës ka vendosur të publikojë një mesazh të gjatë për të përshëndetur Juventusin dhe tifozët.

“Erdhi dita. Sot në mbrëmje një vorbull emocionesh do të më përshkojë. Juventusi ka qenë gjithçka për mua. Rinia, eksperienca dhe pjekuria ime. Dëshira për të fituar, gëzimi i triumfit, pranimi i humbjes. Tronditja e sfidës, dueli në fushë, koka ime gjithmonë e fashuar.

Më pas kampionët, brenda dhe jashtë fushës së gjelbër. Trajnerët, drejtuesit, të gjithë pjesëtarët e stafit. Njerëz që kanë lënë një shenjë”, shkruan mes të tjerash mbrojtësi legjendar i Juventusit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 16.05.2022 18:38