Policia ka njoftuar se sot ka rënë zjarr në dy ashensorë, në Tiranë dhe në Vlorë. Fatmirësisht, nuk ka dëme në asnjë në njerëz, në asnjë nga pallatet.
Njoftimi i policisë për Tiranën:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë për Vlorën:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2022, rreth orës 13:45, ka rënë zjarr në ashensorin e një pallati, në lagjen “ 1Maji”, Vlorë. Nuk ka rrezik për banorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme, është prishur ashensori te QSUT, ndërsa brenda ndodheshin një pacientë dhe barrelisti që po shoqëronte pacientit. Të dy kanë marrë dëmtime të rënda./albeu.com